image Pendarovski: Të quash Kurtin “kryeministër i shqiptarëve” është fyerje për Ramën

Politikë

Pendarovski: Të quash Kurtin “kryeministër i shqiptarëve” është fyerje për Ramën

news image

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka komentuar sërish vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dy komunat e banuara me shumicë shqiptare atje – Tetovë dhe Çair të Shkupit – duke vlerësuar se nga kjo vizitë mund të jetë ofenduar edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Kreu i shtetit maqedonas ka thënë se vizita e kryeministrit Kurti për promovimin e rrugës me emrin e veprimtarit shqiptar Adem Demaçi është përdorur për të luajtur me kartën e “Shqipërisë së Madhe”, derisa ka ngelur i hatëruar nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili, sipas tij, s’ka pasur nevojë të vepronte siç ka vepruar.

“Aty ishte karta e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe elementi i dytë që më ka penguar ishte me Kasamin i cili incizoi video duke thënë: mirëserdhët në kryeqytetin e shqiptarëve dhe ku e ka paralajmëruar Kurtin sikur kryeministër të shqiptarëve e që minimumi është ofendues për Ramën. Mendoj se këtë lloj të retorikës nacionaliste nuk duhet ta përdorim”, tha ai në një intervistë për gazetën shqiptare “Shenja”.

Kryeministri Kurti ishte pritur më 11 gusht me ikonografi shqiptare, flamuj e simbole tjera kombëtare shqiptare atje, ndërsa vizita e tij është cilësuar në masë të madhe sikur një pozicionim i qartë politik dhe përpjekje për “përçarjen” e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

/GazetaSinjali/