Presidenti Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka pritur kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ku kanë biseduar lidhur me fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.
Presidenti Pendarovski, ka shkruar në profiling e tij se kishte një takim konstruktiv me Glauk Konjufcën.
“Mbajmë marrëdhënie pozitive me Kosovën, me dialog të hapur në të gjitha nivelet dhe pa çështje të hapura. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin parlamentar, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe mënyrat që do të çonin në normalizimin e marrëdhënieve në fqinjësi”, tha Pendarovski.