image Pelegrinët serbë të arrestuar në Gjakovë, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë dhe tjetri kapiten i ushtrisë

Pelegrinët serbë të arrestuar në Gjakovë, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë dhe tjetri kapiten i ushtrisë

news image

Njëri nga katër pelegrinët serbë të arrestuar mbrëmë në Gjakovë, ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.

Kështu bënë të ditur Qeveria e Kosovës pas konstatimeve të mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë, ku u diskutua mbi sigurinë dhe planet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës.

”Shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre”, thuhet mes tjerash, derisa nga ky takim tashmë kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë.

Kujtojmë se gjatë ditës në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, figuroi rasti i arrestimit të katër personave në Gjakovë.

E gjitha meqë në një veturë me targa serbe, policia e Kosovës, u gjeti atyre dhe u konfiskoi dy thika e një sëpatë.

Rasti u cilësua si armëmbajtje pa leje.

/GazetaSinjali/