image Pejën e merr uji pas shiut, para 2 vjetësh nënë dhe bir kishin vdekur në këtë qytet si pasojë e vërshimeve

Siguri

Pejën e merr uji pas shiut, para 2 vjetësh nënë dhe bir kishin vdekur në këtë qytet si pasojë e vërshimeve

news image

Një rast i rëndë kishte ndodhur qershorin e vitit 2023, në qytetin e Pejës, ku një nënë dhe djali i saj kishin humbur jetën si pasojë e vërshimeve nga shiu, raporton Gazeta Sinjali.

Por, duket se problemi në qytet nuk është rregulluar akoma, pasi sa herë bie më shumë shi, qyteti vërshohet.

Kjo ndodh sidomos në vendin që njihet si kanali i Çokolicës, pjesë në të cilën kalon lumi Bistrica.

Ky kanal sa herë ka më shumë shi del nga shtrati dhe e merr qytetin.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga Peja, e cila shihet këtë pasdite e vërshuar gjithandej.

Vërshime nuk kanë ndodh vetëm në qytetin e Pejës, por edhe në Prishtinë, Fushë Kosovë, e pjesë të tjera të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/