image Pejë: Vëllai kërcënon të miturin në shtëpi – ndalohet nga Policia, rezulton edhe me urdhër-arrest

Ekskluzive

Pejë: Vëllai kërcënon të miturin në shtëpi – ndalohet nga Policia, rezulton edhe me urdhër-arrest

news image

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një i ri dyshohet se ka kanosur dhe tentuar të sulmojë vëllain e tij të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, në rrugën “Shpëtim Bojku”, ku vëllai 22 vjeçar, e ka kanosur verbalisht vëllain e tij të mitur.

I dyshuari, siç merr vesh Gazeta Sinjali, ka tentuar ta godasë të miturin, por është ndalur nga babai i tyre, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Ai është arrestuar dhe intervistuar nga Policia, ku dhe i ka mohuar akuzat.

Megjithatë, gjatë kontrollit në sistem, është zbuluar se ai figuron edhe me një urdhër-arrest aktiv, çka ka shtuar më tej përmasat e rastit.

Pas konsultimit me Prokurorin, është marrë vendimi që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedura penale për “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/