image Pejë: Përfunduan lojërat tradiconale "Rugova 2022", vizitorët dhe pjesëmarrësit nuk munguan as këtë vit

Kosovë

Pejë: Përfunduan lojërat tradiconale “Rugova 2022”, vizitorët dhe pjesëmarrësit nuk munguan as këtë vit

news image

Koha ka ndryshuar, por rugovasit nuk e kanë harruar traditën e tyre. Në çdo vit të muajit gusht, janë organizuar lojërat tradicionale të cilat kanë mbledhur shumë të pranishëm. E kjo gjë po vazhdon edhe sot, raporton Gazeta Sinjali.

Sot ka përfunduar organizimi i “Rugova 2022”, me ç’rast është shënuar edhe 30-të vjetori i këtij manifestimi i cili vazhdon traditën shumëvjeçare.

Lojërat janë organizuar në Bogë, nën patronatin e Komunës së Pejës, si aktivitet i Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport.

Përveç organizimit, këtë vit kishte edhe program artistik nga trevat e etnikumit shqiptar.

Disa nga lojërat që zhvillohen gjatë këtij manifestimi vjetor janë: Mundje, Rrëzimi i Duarve, Tërheqja e Litarit e të tjera.

Me përfundimin e “Rugova 2022”, Gjyqtari Nazmi Ibërdemaj ka publikuar fotografi nga manifestimi, ku shihen aktivitete të ndryshme që janë zhvilluar në Bogë të Pejës.

“Përfunduan me sukses të plotë Lojërat Tradicionale “Rugova 2022″. Organizim i shkëlqyeshëm dhe vendi ideal në Bogë! Shumë vizitorë dhe pjesëmarrës në lojëra!”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/