image Pejë: Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje një person pasi vodhi një telefon

Siguri

Pejë: Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje një person pasi vodhi një telefon

news image

Një person është arrestuar në Pejë për veprën penale “Vjedhje”.

Ai dyshohet se ka vjedhur një telefon, i cili më pas është sekuestruar dhe i është kthyer pronarit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’.

Pejë, 27 shtator 2022

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, rreth orës 18:15, ёshtё informuar se nё rrugёn “Bekim Berisha” ne Pejё, viktimёs iu ёshtё vjedhur njё (1) telefon mobil.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 27.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar, i njëjti dyshohet se e ka vjedhur telefonin mobil dhe e kishte shitur.

Telefoni mobil ёshtё sekuestruar nge hetuesit e stacionit Policor Pejё, dhe i njëjti pas procedurave iu ёshtё kthyer pronarit legjitim.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

/GazetaSinjali/