image Pejë: 52-vjeçari e rrah gruan në sy të fëmijës, 24-vjeçarja e denoncon në Polici

Siguri

Pejë: 52-vjeçari e rrah gruan në sy të fëmijës, 24-vjeçarja e denoncon në Polici

news image

Dhuna është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Ato vazhdimisht kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga organet e rendit, pasi përballen me dhunë sistematike në forma të ndryshme si psikike, fizike e seksuale, kryesisht nga partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në Pejë, ku një 52-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht viktimën në sy të fëmijës së tyre.

Përballë kësaj situate, 24-vjeçarja e ka denoncuar rastin dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/