Pejani e rrah gruan e vëllait dhe i kërkon të largohet nga banesa, ajo reziston dhe e çon në PoliciSinjali Pejani e rrah gruan e vëllait dhe i kërkon të largohet nga banesa, ajo reziston dhe e çon në Polici

Siguri

Pejani e rrah gruan e vëllait dhe i kërkon të largohet nga banesa, ajo reziston dhe e çon në Polici

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundi Policia ka intervenuar edhe në një familje në Pejë, ku një grua ka kërkuar ndihmë, duke e denoncuar kunatin e saj.

Sinjali mëson se gjithë rasti dyshohet se ndodhi pasi i dyshuari u kap me gruan e vëllait, të cilës i kërkonte të largohej nga banesa – dhe për këtë arsye plasi sherri që eskaloi në dhunë.

Burimet tutje thonë se bazuar në deklaratën e viktimës, kunati i saj e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte dhe për pasojë i shkaktoi lëndime trupore.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/