image Pejani e qet në shitje datën e martesës

Kosovë

Pejani e qet në shitje datën e martesës

news image

Një burrë e ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook.
Në grupin online “Shes blej gjithçka”, e ka nxjerrë në shitje datën e martesës, pasi që ceremoninë e kishte rezervuar në një hotel në Pejë.
Ai nuk i ka treguar arsyet e anulimit të martesës por ka thënë se sallën e dasmës e ka parapaguar 500 euro.

Përmes FB-së, ky qytetar u mundua të gjente ndonjë çift që t’ia blinin datën e martesës, sepse të vetën e kishte anuluar, shkruan Sinjali.
Bëhet fjalë për datën 22 korrik.

Edhe pse asnjëherë nuk jepen arsyet, anulimi i dasmave zakonisht ndodh kur çiftet vendosin të ndahen pak para martesës./ Sinjali