image Pejani 34-vjeçar arrestohet në Shqipëri, kërkohet nga Gjermania për pjesëmarrje në një organizatë kriminale

Shqipëri

Pejani 34-vjeçar arrestohet në Shqipëri, kërkohet nga Gjermania për pjesëmarrje në një organizatë kriminale

news image

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka arrestuar një kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, teksa po tentonte të futej në Shqipëri. 34-vjeçari nga Peja, kërkohet nga autoritetet në Gjermani, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në fushën e mashtrimit, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se P.A., 34-vjeçar u ndalua në pikën e kalimit kufitar Qafë Prush, me qëllim ekstradimi.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht:

-P. A., 34 vjeç, banues në Pejë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Landshut i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtimi”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë.”- thuhet në njoftim.

Sipas autoriteteve shqiptare, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, do të vazhdojnë procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

/GazetaSinjali/