Procesi i numërimit të votave në Pejë po i afrohet fundit, me vetëm 0.74 për qind të rezultateve që mbeten ende pa u përpunuar.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 42.73 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Me 99.26 për qind të votave tashmë të përfshira në rezultatet preliminare, diferencat mes subjekteve politike po bëhen gjithnjë e më të qarta, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të konfirmohen pas përmbylljes së plotë të procesit të numërimit.
Autoritetet zgjedhore kanë bërë të ditur se rezultatet do të përditësohen sapo të numërohen edhe votat e mbetura.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!