image Peci paditet nga Geci për shpifje, e akuzoi për 'abuzim të projektit'

Drejtësi

Peci paditet nga Geci për shpifje, e akuzoi për ‘abuzim të projektit’

news image

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është paditur për shpifje nga drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci.

Sipas Gecit, padia është paraqitur me pretendimet se Peci e ka fyer atë si dhe ka shpifur në drejtim të tij.

Në padinë e dorëzuar dje pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet se ministri Peci, në foltoren e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Mirlinda Tishukaj-Sadriu, ka shpifur dhe fyer për personalitetin e Gecit, duke deklaruar:

“Projekti për inventarizimin e tokave bujqësore me vlerë prej 1.4 milion euro është një ndër projektet më abuzive dhe flagrante që unë kam gjetur në Ministrinë e Bujqësisë., ….. si rezultat i veprimeve që unë i kam ndërmarrë si ministër, por edhe mekanizmat e drejtësisë, aktualisht ish-drejtori i Institutit Bujqësor është i suspenduar dhe me aktakuzë të ngritur, e bashkë me të edhe 3 zyrtarë të tjerë, për shkak të abuzimit flagrant që kanë bërë me këtë projekt”.

/GazetaSinjali/