image Peach: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian

Politikë

Peach: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian

news image

Emisari i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor  Stuart Peach theksoi se lufta në Ukrainë është duke riformuar kornizën gjeopolitike.

“Çdo kush që mendon se konkurrenca strategjike është konkurrencë për akademikët nuk është. Na nevojiten për tu përballur me këtë konkurrencë gjeostrategjike. Proceset demokratike që i përmendi kryeministri Kurti kanë rendësi, siç janë lufta kundër korrupsionit, përparimi ekonomik etj”, tha Peach.

Emisari special  i Mbretërisë së Bashkuar shtoi se duhet të jemi shumë të kujdesshëm të mos lejojmë problemet politike që të bëhen çështje superiore, duke theksuar se mbështesim procesin e atlantikut për këtë regjion e po ashtu edhe procesin e Berlinit.

“Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian dhe çdo gjë që e përmban unitetin”, tha Peach.

/GazetaSinjali/