image PDK sfidon VV-në: Nëse i sjellin nënshkrimet në Kuvend, votojmë për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Politikë

PDK sfidon VV-në: Nëse i sjellin nënshkrimet në Kuvend, votojmë për rrëzimin e Qeverisë Hoti

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se janë të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe për zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe shterohen rrugët institucionale, janë të gatshëm për zgjedhje.

Po ashtu, ai bëri të ditur se nëse Lëvizja Vetëvendosje i sjellë në Kuvend votat për rrëzimin e qeverisë, atëherë PDK-ja do ta votojë këtë mocion.

“Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati”.

“Përjashtim bën këtu situata kur 40 nënshkrime i sjellë VV në seancë për mocionin e votëbesimit. Atëherë, PDK do ta votoj rrëzimin qeverisë duke ofruar 24 vota”, shkroi ndër të tjera Bytyçi në Facebook.

/Gazeta Sinjali/