image PDK kërkon shkarkimin e ministres Hajdari

Politikë

PDK kërkon shkarkimin e ministres Hajdari

news image

Partia Demokratike e Kosovës gjatë seancës plenare në Kuvend në ditën e mërkurë, do e propozojë një rezolutë e cila kërkon shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për mosdeklarim të pasurisë.

Pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në një deklarim për media, tha se besojnë që kryeministri Albin Kurti, do reflektojë sa i përket kësaj kërkese.

“Sa i përket rendit të ditës për këto dy seanca që do të mbahen në ditën e mërkurë, e që do jenë vazhdime në ditën e enjte. Ajo qe vlen të theksohet është se do të kemi një pikë të propozuar nga Partia  Demokratike e Kosovës, e cila do ta trajtojë gjendjen mjaft të rëndë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, një mori skandalesh që kanë ndodhur brenda dy viteve, dënimin për mos deklarimin e pasurisë të ministres në fjalë që e drejton këtë dikaster, Rozeta Hajdari dhe pikërisht ne e kemi propozuar një rezolutë e cila kërkon shkarkimin e ministres nga kjo pozitë. Prandaj, besojmë që kryeministri Kurti dhe mazhoranca do të reflektojë karshi kësaj kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, deklaroi ai tutje.

Prandaj sipas Tahirit, vazhdimi i ministres Hajdari në një nga dikasteret më të rëndësishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do i shkaktojë dëm shumë të madh vendit.

/GazetaSinjali/