Partia Demokratike e Kosovës është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kështu ka bërë të ditur, deputeti i kësaj partie, Ferat Shala.
Shala tha se situata me energjinë elektrike pritet të rëndohet edhe më shumë, për arsye që sipas tij, qeveria vetëm po orvatet në këtë situatë.
“Përkundër paralajmërimeve që PDK-ja ka informuar institucionet e vendet dhe sektorin energjetik, qeveria me paaftësinë e saj menaxhuese dhe ndërhyrjet politike në ZRRE, ka planifikuar ngritjen e çmimeve si të vetmen masë në këtë krizë”, ka thënë Shala.
Më tej, Shala kritikoi qeverinë, ku tha se po i kundërshton projektet alternative, siç është gazi amerikan, dhe i ka thënë jo investitorëve strategjik të energjisë se erës e gjithashtu, sipas tij, qeveria i ka thënë jo të gjitha burimeve të tjera alternative.
“Kjo Qeveri po heq dorë nga shtrirja e sovranitetit energjetik shtetëror, e në anën tjetër në kurriz të taksapaguesve të pjesës tjetër, paguan shpenzimet qindra milionëshe të pjesës veri”, ka thënë Shala./GazetaSinjali/