image PDK kundër votimit të Projektligjit për zyrtarë publikë, Tahiri: Pushteti po hap konkurse për të votuar njerëz të afërt

Politikë

PDK kundër votimit të Projektligjit për zyrtarë publikë, Tahiri: Pushteti po hap konkurse për të votuar njerëz të afërt

news image

Kryetari i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Projektligji për Zyrtarët Publikë e cenon punën e administratës publike.

Tahiri është shprehur se me kalimin e tij në Kuvend, pushteti po hap konkurse për të emëruar njerëz të afërt, ndaj ka bërë thirrje që të tërhiqet projektligji dhe të mos kalojë.

“Si grup parlamentar kemi shprehur shqetësimin tonë sa i përket miratimit të këtij projektligji. E cenon në thelb punën e administratës publike dhe kemi marrë vërejtje edhe nga BE-ja edhe nga shoqëria civile. Ky ligj do ta devijojë punën e mirë të shërbimit civil. Ka pasur stabilitet në administratë por çka po bëni sot po hapni konkurse për të emëruar njerëz të afërt. Dëmtimi i punës së tyre dhe marrja e një kahjeje që e politizon administratën është e dëmshme. I bëjmë thirrje Qeverisë edhe njëherë ta tërhiqni këtë projektligj”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit.

/GazetaSinjali/