image PDK dorëzon në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit për hetimin e privatizimit

Politikë

PDK dorëzon në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit për hetimin e privatizimit

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo kërkesë sipas kësaj partie erdhi disa ditë pasi lideri i saj, Kadri Veseli, parlajmëroi fillimin e një sërë iniciativash parlamentare në Kuvend.

“Kërkesa zyrtare e nënshkruar nga deputetët e kësaj partie, erdhi disa ditë pas paralajmërimeve të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për fillimin e një sërë iniciativash parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Në kërkesën e deponuar në Kuvend, thuhet se deputetët parashtrues të PDK-së theksojnë nevojën e madhe të zhvillimit të këtij hetimi, veçanërisht kur, thonë atë, kihet parasysh fakti që procesi i privatizimit në Kosovë, është njëri ndër zhvillimet me të rëndësishme ekonomike, e njëkohësisht edhe më të përfolura në opinionin publik, për gati dy dekada më rradhë.

PDK vlerëson se deri tani, Kuvendi ka diskutuar për procesin e privatizimit, mirëpo, sipas tyre, anjëherë nuk ka marrë përgjegjësinë për ngritjen dhe zhvillimin e një hetimi parlamentar që do të hedhte dritë mbi të vërtetat e panjohura për qytetarët e Kosovës lidhur me disa nga zhvillimet kyçe.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se ky hetim i mundshëm parlamentar nuk është kundër procesit të privatizimit apo qytetarëve, ndërmarrësve dhe bizneseve që kanë privatizuar në mënyrë ligjore dhe të rregulltë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Si parti e qendrës së djathtë, PDK e mbështet këtë proces dhe beson se privatizimi dhe ekonomia e lirë e tregut janë rrugë e vetme për të rritur ekonominë e vendit e përmirësuar mirëqenien e qytetarit”, thuhet tutje në komunikatë.

Prandaj, kjo parti vlerëson se procesi i privatizimit duhet të sqarohet në thellësi dhe të largohet njolla e paarsyeshme që i është vënë prej sulmeve ideologjike të majta.

“Për këtë proces të nisur në vitin 2001, është abuzuar e folur politikisht pikërisht nga njerëz që kanë abuzuar më së shumti”, përfundon kumtesa./Gazeta Sinjali/