Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit se Driton Ajazi do të kandidojë për të parin e Drenasit nga radhët e këtij subjekti.
Përmes një njoftimi për media, PDK nënvizon se Lladrovci do të kandidojë përsëri për kryetar të komunës së Drenasit nga radhët e kësaj partie.
“Partia Demokratike e Kosovës do të rikandidojë të gjithë kryetarët e Komunave në të cilat qeverisë ajo. Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht kryesia qëndrore, ka qenë mëse e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo”, thuhet në njoftim.
Më tej, PDK sqaron se javën e kaluar, kryetari i këtij subjekti, Enver Hoxhaj ka theksuar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur./Gazeta Sinjali/