image “PD dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë,” Berisha: Pse Rama e mbylli TikTok-un?

Shqipëri

“PD dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë,” Berisha: Pse Rama e mbylli TikTok-un?

news image

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar kundër mbylljes së platformës Tiktok në Shqipëri, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se Rama po manipulon lidhur me çështjen e TikTok-ut.

“TikTok është një platformë e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama. Nëse ai manipulon gjerësisht mediat, nuk e manipulon dot TikTok-un dhe rrjetet e tjera sociale, ndaj dhe ai ka shprehur në mbledhjet e brendshme shqetësimin e madh për dominimin e opozitës në këto rrjete”, tha kreu i PD.

Ndër të tjera, ai ka publikuar të dhënat mbi raportet e PD dhe PS, si dhe të dhënat e postimeve në Tiktok të të dy partive.

“Tani unë u sjell ju këtu të dhënat e fundit mbi raportet e PD dhe partisë së krimit me TikTok-un. Sipas një kompanie shumë serioze të studimit, PD dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë, por edhe në postime sepse këtu nuk mund të censurohet. Është pikërisht ky shkaku, tmerri nga suksesi, nga pëlqyeshmëria e lartë publike e opozitës në TikTok dhe mediat sociale, e cila përmbys të gjithë piramidën e mashtrimit të tij të bazuar në mediat konvencionale”, shton Sali Berisha.

Në fjalimin e tij gjatë konferencës, Berisha dënon ashpër aktin ndaj mbylljes së platformës dhe shprehet se kontrolli duhet bërë ndaj elementëve që i keqpërdorin këto platforma sociale.

/GazetaSinali/