image Pauli flet për familjen: Gjyshi im ka qenë ushtari më i vjetër i UÇK-së, u vra në luftë

Bota e Yjeve

Pauli flet për familjen: Gjyshi im ka qenë ushtari më i vjetër i UÇK-së, u vra në luftë

news image

Banorët të mbledhur në oborr kanë diskutuar tema të ndryshme dhe kanë treguar histori personale.

Banori më i ri i shtëpisë më të famshme në vend, Pauli, ka ndarë histori lidhur me familjen e tij.

“Ka 10 vjet që jam me gruan dhe nuk kam dashtë me u martu pa u bashkë në Amerikë dhe fëmijët kam dëshirë t’i rrisë pranë gjyshit e gjyshes ashtu siç jam rritë vet”.

Ai tregoi se si gjyshi i tij ishte ushtari më i vjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 67 vjeç, dhe i njëjti u vra në luftën e fundit në Kosovë.

“Babai i babait (Gjyshi) më është vrarë në luftë ka qenë ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 67 vjeç ka qenë më i vjetri dhe unë i kam pas 9 vjet kur është vrarë – tash mburrem që e kam pas gjysh dhe e kujtoj me shumë krenari”, u shpreh Pauli.

/GazetaSinjali/