image Patrushev, numri dy i Kremlinit në Beograd për ta takuar Vuçiqin

Rajon

Patrushev, numri dy i Kremlinit në Beograd për ta takuar Vuçiqin

news image

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev thuhet se është në Beograd për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Gazetarja Amanda Rivkin përmes një postimi në Twitter, ka shkruajtur se ka indikacione se numri dy i Kremlinit është në Beograd tani duke u takuar me Vuçiqin.

“Për ata që nuk janë në dijeni, Patrushev është këshilltar i Rusisë në Natsec, de facto numri 2 në Kremlin, ka indikacione se ai është në Beograd tani duke u takuar me Vuçiqin, ish-ministrin e Informacionit të Millosheviçit dhe kreun e shtetit serb, duhet ta kuptojnë këtë për çfarë është. Një front i ri mund të hapet së shpejti”, ka shkruajtur ajo në Twitter.

https://twitter.com/amandarivkin/status/1497654128163491840?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497655176563462144%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fpatrushev-numri-dy-i-kremlinit-ne-beograd-per-ta-takuar-vuciqin%2F

/GazetaSinjali/