image Patriarku Kirill mbron luftën: Jemi gati ta mbrojmë vendin tonë, ashtu siç e bëjnë vetëm rusët

Botë

Patriarku Kirill mbron luftën: Jemi gati ta mbrojmë vendin tonë, ashtu siç e bëjnë vetëm rusët

news image

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill ka dalur sërish në mbrojtje të luftës së Rusisë në Ukrainë, ndonëse është shprehur se vendi i tij e do paqen.

“Jemi një vend që e duam paqen dhe nuk kemi asnjë dëshirë për luftë. Por e duam vendin tonë dhe jemi gati ta mbrojmë atë, ashtu siç e bëjnë vetëm rusët”, tha Kirill.

Sipas kreut të kishës ruse, bota në këto momente është nën ndikimin e një force shumë të madhe që i kundërvihet asaj të popullit rus, shkruan A2CNN.

Duhet të jemi shumë të fortë. Kur them ne, nënkuptoj në radhë të parë forcat e armatosura, por jo vetëm ata. I gjithë populli ynë duhet të zgjohet”, përfundoi patriarku.

/GazetaSinjali/