image Patentë shoferin e konfiskuar, djali i shoferit të Lekajt ndalohet për 48 orë pasi goditi këmbësoren

Siguri

Patentë shoferin e konfiskuar, djali i shoferit të Lekajt ndalohet për 48 orë pasi goditi këmbësoren

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës, ku një veturë ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Sinjali raportoi se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është djali i shoferit të Pal Lekajt të AAK-së, i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Leart Kusari, i biri i Leandrit Kusarit, është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari ka vozitur pa patentë shofer, pasi dokumenti i ishte konfiskuar për 9 muaj, pasi edhe më parë kishte shkelur rregullat në trafik.

Kusarit i është konfiskuar edhe automjeti dhe brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale e Trafikut në Gjakovë.

/GazetaSinjali/