image Pastrimi i trupit nga sheqeri ndikon në një shëndet më të mirë

Pastrimi i trupit nga sheqeri ndikon në një shëndet më të mirë

news image

Sigurisht se keni lexuar se trupi ka nevojë të largoj helmet e përditshme dhe jeni motivuar për të mbajtur një detox dietë.

Nëse këtë e keni menduar ta bëni përmes agjërimit, ose përmes konsumimit të ujit, duhet të jeni të vetëdijshëm që ndërprerja drastike e ushqimeve të caktuara, nuk është efektive sa konsumimi i ushqimit të shëndetshëm në vazhdimësi, raporton CNN.

“Në fakt, detoksimi i rreptë mund të shkaktojë lodhje, marramendje dhe probleme tjera”  tha Brooke Alpert, dietolog.

Ekziston një lloj metode më e qëndrueshme që ka efekte pozitive. Sipas ekspertëve, ulja e konsumit të sheqerit në dietën tuaj, mund të ju ​​ndihmojë të humbni kilogram, të përmirësoni shëndetin dhe madje të keni lëkurë më rrezatuese.

“Ajo që kemi zbuluar në dy vitet e fundit është se sheqeri po na mban në mbipeshë. gjithashtu është një prej shkaqeve kryesore të sëmundjeve të zemrës”

Sipas Robert Lustig, profesor i pediatrisë, reth 10 përqind e popullsisë amerikane janë të varur nga sheqeri.

“Njerëzit nuk e kuptojnë që ushqimet në dukje të shëndetshme janë të mbushura me plot sheqer, kështu ne në thelb po konsumojmë sheqer gjatë gjithë ditës, nga mëngjesi deri në mbrëmje,” tha ai.

Hulumtimi i Lustig zbuloi se kur fëmijët obezë eliminuan sheqernat e shtuara nga dietat e tyre për vetëm nëntë ditë,shëndeti i tyre metabolik u përmirësua, dhe humbja e peshës ishte e dukshme.

Sipas dietologëve teprica e glikogjenit shndërrohet menjëherë në yndyrë.Disa persona mendojnë në mënyrë të gabuar që, nëse konsumojnë ushqime pa yndyrë ose të varfra në yndyrë mund të mos fitojnë peshë, por në të vërtetë edhe ushqimet që përmbajnë shumë sheqer mund të na shëndoshin.

Në shumë raste, sasia e tepërt e sheqerit që qarkullon në gjakun tonë shndërrohet në yndyrë.

Ekspertët amerikanë sugjerojnë që sheqeri të jetë një prej produkteve që përdoren më së paku në dietën tuaj dhe se ushqimet e shëndetshme me sheqerna natyrale i përmbushin nevojat e organizmit për karbohidrate.Gazeta Sinjali