Sokol Sinani, kishte djalin e vogël sëmurë. Por nuk e dinte se çfarë e përkeqësoi gjendjen shëndetësore të të birit, derisa pa njoftimin e AKU.
“Djali i vogël, është 13 vjeç, konsumon Wudy shumë. Dje morëm njoftimin, pardje u sëmur ai dhe sot lexuam më tepër mbi të mikrobin, që shkaktonte dhimbje barku, të vjella, temperature. I kishte të treja këto shenja dhe i mora mjekim, tani është më mirë”- tha Sokol Sinani, transmeton EuroNews, përcjell Sinjali.
Ai thotë se duhet të shtohen kontrollet, për produktet ushqimore. Qytetarët thonë produkte të tilla, duhet të ndalohen.
“Ndonjëherë marrim se duan fëmijët, por ndonjëherë i them dhe unë stop këto gjerat kështu se kemi merak…nuk e dimë ku të marrim, sa janë të sigurta, por kemi dijeni që nuk duhen përdorur shumë këto produktet”- theksoi ai.
“Është bërë e udhës të themi nuk besojmë, por tek të gjitha nuk mund të thuash”
“Nuk kemi besim, nuk i konsumojmë farë llojet e sallameve”
“Dëgjuam në televizor se qenka shumë i dëmshëm dhe infektues, për këto Wudy…për mendimin tim duhet heq fare sallami”- shprehen qytetarët.
Në njoftimin e AKU, bëhej thirrje për kujdes dhe çdo produkt Wudy, të rikthehej në dyqan e të mos konsumohej.