image Pasi u përjashtuan nga FIFA e UEFA, ekipet ruse pezullohen edhe nga EuroLeague

Basketboll

Pasi u përjashtuan nga FIFA e UEFA, ekipet ruse pezullohen edhe nga EuroLeague

news image

EuroLeague pas mbledhjes që u zhvillua në të njëjtën ditë mori vendim që t’i përjashtojë ekipet ruse nga EuroLeague dhe EuroCup.

Klubet e suspenduara janë CSKA Moska, UNICS Kazan, Zenit Shën Petersburg, Lokomotiv Kuban dhe Krasnodar). 

“Nëse situata nuk evoluon në mënyrë të favorshme, të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt kundër ekipeve ruse do të anulohen për të konfiguruar tabelën e ligës”, thuhej në njoftim. 

Euroleague Basketball dhe klubet e saj riafirmojnë angazhimin e tyre të vendosur për paqen, kundër çdo akti dhune apo lufte, dhe do të vazhdojnë të përdorin zërat e tyre për të promovuar respektin, përfshirjen dhe diversitetin. 

Gjatë ditës, kombëtarja dhe klubet ruse u suspenduan edhe nga FIFA dhe UEFA.

/GazetaSinjaliSporti/