image Pasi u betua si president, Vuçiq do të takohet me Lajçakun

Rajon

Pasi u betua si president, Vuçiq do të takohet me Lajçakun

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka kumtuar të enjten presidenca në Beograd, ka raportuar agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Ky takim do të jetë në kuadër të Forumit “GLOBSEC 2022”, që mbahet në Bratislavë, ndërsa Vuçiq pritet të jetë një nga folësit në panel.

Presidenti i Serbisë është betuar për ta marr mandatin e tretë si president.

Por është betuar në një kushtetutë që Kosovën e konsideron “pjesë të saj”, diçka që bie ndesh me kërkesat perëndimore drejtuar Beogradit që Kosovën ta largojnë si pjesë të kushtetutës.

/GazetaSinjali/