Një person ka kërcyer nga kati i parë saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit Qendra në Prishtinë. I njëjti ishte intervistuar nga policia për një rast të dhunës në familje, pasi që kishte sulmuar nënën e tij.
Lajmin është konfirmuar nga Policia e Kosovës për Sinjalin.
“Rreth orës 19:00 një person i dyshuar ka kërcyer nga kati i parë, saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit Qendra në Prishtinë. I njëjti, pas intervistimit me të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka arrit që të kërcejë nga dritarja me qëllim arratisje nga organet e rendit. Personi ka pësuar lëndime trupore, dhe pas ofrimit të ndihmës së parë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.
Polica bën të ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe intervistuar për një rast të dhunës në familje pasi që kishte sulmuar nënën e tij, përderisa pavarësisht përpjekjeve të befasishme për tu arratisur ai tani më është nën kontrollin e policisë.
Policia menjëherë ka njoftuar zyrtarët nga Inspektoriati Policor i Kosovës, te cilët do të merren me hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.