image Pasi përfundoi nata e parë e Sunny Hill, 32-vjeçari arrestohet nga Policia – kapet me ekstazi

Siguri

Pasi përfundoi nata e parë e Sunny Hill, 32-vjeçari arrestohet nga Policia – kapet me ekstazi

news image

Njësitë e Policisë së Kosovës të angazhuara për zhvillimin e planit operativ për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, në natën e parë kanë kapur një person, të cilit iu gjet një sasi e narkotikëve. I dyshuari përfundoi në pranga të Policisë dhe më pas në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pas mesnatës.

Bazuar në informacionet e para, te i dyshuari, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të narkotikëve, të llojit ekstazi.

Tabletat që iu gjetën të dyshuarit i kushtuan me arrestim dhe shoqërim në stacion policor.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

/GazetaSinjali/