image Pasi e morën Senatin, republikanët po prijnë – bindshëm edhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet SHBA

Pasi e morën Senatin, republikanët po prijnë – bindshëm edhe në Dhomën e Përfaqësuesve

news image

Pas raportimeve se Partia Republikane tashmë e ka siguruar shumicën e ulëseve në dhomën e lartë të Kongresit të ShBA-së, pra në Senat, rezultatet aktuale tregojnë se kjo parti është duke prirë aktualisht me numër domethënës edhe në garën për Dhomën e Përfaqësuesve, dhomë e ulët e Kongresit.

Sipas projeksioneve të televizionit CNN, republikanët aktualisht kanë 178 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa demokratët vetëm 150.

Në legjislacionin aktual, Partia Republikane ka shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa sigurimi i shumicës së ulëseve në Senat përbën fitore të re.

https://sinjali.com/rezultati-aktual-harrisi-afrohet-me-210-vota-trumpi-ka-230

/GazetaSinjali/