image Pasi Bearti sqaroi gjithçka, vjen reagimi i Teas/ "Ai mendon vetëm për përfitime" - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Pasi Bearti sqaroi gjithçka, vjen reagimi i Teas/ “Ai mendon vetëm për përfitime”

news image

Pas reagimit të Beart Rexhepit për ndarjen nga Tea Trifoni, kjo e fundit iu kundërpërgjigj menjëherë me anë të disa video-storieve në rrjetin social Instagram.

Këto janë fjalët e Beartit në një video.

“Nuk kom dasht me folë unë për këto sene. Ty të intereson shumë mendja e publikut. Shumë ki qejf me lujt rolin e viktimës Tea. Për çdo veprim që e bon, ka pasoja. Nejse, rrëfimi eksuliziv i Tea Trifonit, Bearti xheloz e sene. Po foli çka mbaj mend prej klipit tonë.

Ti ke dasht me bo këtë send publik prej Turkisë. Ke dasht me ju tregu njerëzve çka ka ndodhë. Xhelozia, pasiguritë, ke bo për mu. Unë kom bo për ty Tea. Unë jam ai personi që kom bo për ty, unë tkom prit 3 muaj. Unë ta kom bo le këtë show, krejt përgjegjësitë i marr. Por ti i ke pas qëllimet e tua, ke dasht me shku deri në fund në rregull.

Ti ke dalë para krejt shqiptarve për veprimet e tua, unë të kam ndejt në krahë, kur krejt shqiptartë kanë nis me të ofendu. Bearti xheloz, po jam xheloz, nuk është që jam bërë xheloz brenda ditës. Bearti më ka ardh mu përmas 24/7, ti më ke thirrë, kam ardh për ty. Kom ardh se s’kom dasht me të lonë me shku me taksi.

Ke bo shumë gabime, për qata më ke dhonë pasiguri. Ti e din çfarë gabime ke bo, unë këtu du me mshelë. Kjo video është për ty ma shumë se për publikun. Ty të ka interesu veç ti çka ke dashtë me folë”, tha Bearti në video.

Por, reagimi i Teas ishte i menjëhershëm. Ajo nëpërmjet videostorieve në Instagram thotë se sqarimin e saj nuk e ka bërë për përfitime.

Ajo ka thënë se i vetmi që mendon për përfitime, është vetë Bearti, pasi sipas saj, ai e bën Instagramin privat në mënyrë që të marrë më shumë follwersa dhe që të përfitojë më shumë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin