image Pasi 17-vjeçarja e vdekur rezultoi me koronavirus, vetizolohen prokurori i rastit dhe hetuesit

Kosovë

Pasi 17-vjeçarja e vdekur rezultoi me koronavirus, vetizolohen prokurori i rastit dhe hetuesit

news image

Prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj dhe hetuesit policorë janë vetizoluar, pasi kanë pasur kontakt me familjarët e vajzës 17-vjeçare që u gjet e vdekur në dhomën e shtëpisë së fqinjit të saj në Vitomericë të Pejës, e cila ka rezultuar e infektuar me COVID-19.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë prokurori i rastit, i cili ka thënë se ka pasur kontakt vetëm me njërin nga familjarët e viktimës 17-vjeçare dhe për këtë arsye është vetizoluar.

“Unë në mëngjes kam dal e kom dorëzuar telefononi kujdestar aty edhe kam ardhur edhe pse jam shumë mirë. Vetë kam hyrë në vetizolim derisa të bëhen testet e familjarëve të viktimës”, ka thënë Haxhi Sinanaj për Gazetën Sinjali.

Ndërkaq burime të Gazetës Sinjali bëjë të ditur se në vetizolim kanë hyrë edhe policët hetues që kanë pasur kontakt me familjarët e viktimës.

Vajza 17-vjeçare që u gjet e vdekur në dhomën e shtëpisë së fqinjit të saj së bashku me 58-vjeçarin, ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

“Po, këtë e ka konfirmuar Departamenti i Mjekësisë Ligjore. I kanë marrë mostrat dhe mua më kanë njoftu Policia mbrëmë që ka rezultu pozitive viktima femër, ndërsa viktima mashkull nuk ka rezultuar pozitiv”, tha Sinanaj.

Pasditen e së shtunës, 17-vjeçarja dhe një 58-vjeçar u gjetën të vdekur së bashku pranë një revole e dy gëzhojave plumbash në dhomën e shtëpisë së këtij të fundit në Vitomiricë të Pejës. /Gazeta Sinjali/