image Pasagjeri rrëfen momentet e tmerrit në avion: Një shqiptar më shpëtoi jetën

Evropë

Pasagjeri rrëfen momentet e tmerrit në avion: Një shqiptar më shpëtoi jetën

news image

Një pasagjer i fluturimit Ryanair nga Greqia drejt Gjermanisë ka rrëfyer momentet e frikshme që përjetoi gjatë një incidenti në ajër, ku për pak sa nuk humbi jetën pasi u dëmtua dritarja e avionit.

L.K., i cili ndodhej në ulësen pranë dritares, ka treguar se zhurma e shpërthimit ishte momenti i parë që kujton nga ngjarja. Pas humbjes së presionit në kabinë, ai u përfshi nga një situatë kaotike dhe mbeti i ekspozuar ndaj rrezikut të madh në një lartësi prej rreth 4 mijë e 500 metrash.

Pasagjeri ka deklaruar se nuk mban mend shumë detaje nga momentet e incidentit, por thotë se fakti që ishte i lidhur me rripin e sigurimit mund të ketë ndikuar në shpëtimin e tij.

Bashkëshortja e tij ka treguar se ai u përfshi nga një situatë ekstreme, ndërsa ka vlerësuar reagimin e shpejtë të disa pasagjerëve që ndërhynë për ta ndihmuar.

Sipas saj, një burrë që dyshohet të ketë qenë shqiptar ka luajtur rol të rëndësishëm në shpëtimin e tij, duke e tërhequr brenda avionit dhe duke tentuar të bllokojë dritaren e dëmtuar me mjete që ndodheshin në kabinë.

“Pasagjerët ishin ata që reaguan dhe ndihmuan”, ka rrëfyer ajo, duke shprehur mirënjohje për personin që ndërhyri në momentin kritik.

Pas incidentit, pasagjeri ka mbetur me dhimbje në kokë dhe qafë, por ka shpëtuar dhe tashmë po rikuperohet. Rasti ka tronditur udhëtarët, ndërsa detajet e ngjarjes vazhdojnë të marrin vëmendje ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/