Një fluturim nga Berlini drejt Alicante në Spanjë është detyruar të devijojë rrugën dhe të bëjë ulje emergjente në Aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden, pasi një pasagjer i dehur ka shkaktuar shqetësime serioze gjatë udhëtimit.
Sipas autoriteteve policore gjermane, burri 43-vjeçar është sjellë në mënyrë agresive menjëherë pas ngritjes së aeroplanit, duke ngacmuar pasagjerët e tjerë dhe duke krijuar situatë të papërshtatshme në bord.
Për shkak të sjelljes së tij dhe gjendjes së rënduar, piloti ka marrë vendim të bëjë ulje të paplanifikuar, ku pasagjeri është ndaluar nga policia sapo aeroplani ka zbritur në pistë.
Më pas, ekuipazhi është detyruar të shkarkojë bagazhet për të identifikuar sendet e tij, ndërsa fluturimi ka vazhduar më vonë drejt destinacionit në Spanjë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj tij pritet të ngrihen akuza për shkelje të sigurisë së aviacionit, ndërsa ende nuk dihet kostoja që incidenti i ka shkaktuar kompanisë ajrore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!