image Pasagjeri e paralajmëroi vet Policinë: “Kam armë me vete” – arrestohet 33-vjeçari në Kamenicë

Siguri

Pasagjeri e paralajmëroi vet Policinë: “Kam armë me vete” – arrestohet 33-vjeçari në Kamenicë

news image

Një kontroll rutinë policor në orët e para të mëngjesit ka çuar në arrestimin e një 33-vjeçari në Kamenicë, pasi te ai u gjetën armë, municion dhe pajisje të tjera pa leje, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Egnatia”, në fshatin Novosell.

Sipas burimeve, gjatë kontaktit me zyrtarët policorë, pasagjeri i automjetit Seat, Premtim Spahiu, rreth 33-vjeçar, i ka njoftuar vetë se posedonte armë.

Gjatë kontrollit të çantës së tij janë gjetur dhe sekuestruar:

një pistoletë e tipit “BLOW” me karikator;

49 fishekë të kalibrit .380 AUTO;

1 fishek të kalibrit 9 mm Luger;

një kallëf i zi për armën;

një xhaketë e vjetër e Policisë së Kosovës.

Sipas informatave që ka Sinjali, i dyshuari nuk posedonte leje për armën dhe pajisjet e sekuestruara.

Premtim Spahiu është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të Prokurorit, ai është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/