image Pas vizitës në Kosovë, Lajçak takohet sot me Vuçiqin në Serbi

Politikë

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak takohet sot me Vuçiqin në Serbi

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Lajçak ishte dje në Prishtinë ku takoi presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Pas bisedës me Kurtin, Lajçaku tha se është kuptuar nevoja për të ecur përpara në lidhje me tre pikat e parashtruara nga BE-ja – deeskalimi, zgjedhjet e reja të shpejta dhe kthimi në dialogun për normalizim, por që duhet të vazhdojnë diskutimet për hapat konkretë që do të ndërmerren. 

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak pati takime të veçanta edhe me kreun e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barban dhe komandantin e KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuccia.

/GazetaSinjali/