image ​MPJD: Mali i Zi e kishte vendosur Kosovën me fusnotë gabimisht

Kosovë

​MPJD: Mali i Zi e kishte vendosur Kosovën me fusnotë gabimisht

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, kjo bisedë u bë për shkak se në përmbajtjen e një dokumenti të Ministrisë së Shëndetësisë në Mal të Zi, Kosova shfaqej me fusnotë.

MPJD njoftoi se sipas informatave zyrtare që ka pranuar përmes kanaleve diplomatike, fusnota ishte vendosur jo qëllimisht, si një gabim i cili u përmirësua shpejt.

“Ministrja Haradinaj-Stublla me këtë rast u interesua për përmbajtjen e një dokumenti të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi, në të cilin Kosova shfaqej me fusnotë”.

“Sipas informatave zyrtare që ka pranuar MPJD, përmes kanaleve diplomatike, fusnota ishte vendosur aty jo qëllimisht, si një gabim i cili u përmirësua shpejtë. Në bisedë me Ministren Haradinaj-Stublla, Ambasadori Dinosha tha se është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi se bëhet fjalë për gabim teknik”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

/Gazeta Sinjali/