image Pas vendimit të Rizvanollit, Policia nis sekuestrimin e aparateve që prodhojnë kriptovaluta

Siguri

Pas vendimit të Rizvanollit, Policia nis sekuestrimin e aparateve që prodhojnë kriptovaluta

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të martën njoftoi se ka nxjerrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë, siç tha ajo, me qëllim të trajtimit të çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, shkruan Gazeta Sinjali.

Ashtu siç i obligon ky vendim, forcat e rendit kanë filluar të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave në lokacionet e identifikuara ku bëhet prodhimi i tyre.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:00 ka sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Surkish të Podujevës.

Stacioni Policor në Podujevë në këtë aksion u asistua nga Njësia për Reagim të Shpejtë dhe ekipet e KEDS-it.

“Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaSinjali/