image Pas vdekjes së kandidatit për Kryetar në Pejë, PDK garon vetëm me listën për asambleistë

Politikë

Pas vdekjes së kandidatit për Kryetar në Pejë, PDK garon vetëm me listën për asambleistë

news image

Dega e Partisë Demokratike në Pejë ka vendosur që pas rastit tragjik, ku mbeti i vrarë kandidati për kryetar, Astrit Ademaj, të mos e kandidoj asnjë kandidat tjetër në këtë komunë.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.

“Po është e vërtetë”, ka thënë shkurt Haliti.

Kujtojmë se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur edhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e kaluara.

Si dhe i plagosur mbeti edhe vëllai i Astritit, Avnia i cili aktualisht gjendet në paraburgim prej 30 ditësh.  /Gazeta Sinjali/