image Pas Tuchelit dhe Silvas edhe Giroud vazhdon me Chelsean për një vit

Futboll

Pas Tuchelit dhe Silvas edhe Giroud vazhdon me Chelsean për një vit

news image

Drejtuesit e klubit të Chelseat duket se sot e ka lëshuar dorën për rinovime të kontratave, shkruan Sinjali Sport.

Pas arritjes së marrëveshjes për rinovim me trajnerin Thomas Tuchel dhe mbrojtësin Thiago Silva, radhën e kishte sulmuesi Olivier Giroud.

Francezi është pajtuar që të qëndrojë te skuadra londineze edhe për një vit, njoftojnë “blutë” përmes “Twitterit”.

Giroud me Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe duket se kjo arritje ka ndikuar për të vazhduar me londinezët. /Gazeta Sinjali Sporti/