Bujar Ismaili, 34-vjeçar që kishte qenë në arrati që nga vitit 2016 është ekstraduar sot nga Greqia për në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta të mediumit nga prokuroria, kanë konfirmuar se Bujar Ismaili i cili kishte qenë në arrati që nga maji i vitit 2016 është ekstraduar sot në Kosovë.
Ai është dorëzuar në stacionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë.
Ismaili dyshohet për veprën penale të shtijes së substancave narkotike, ku i ishin konfiskuar 10 kilogram substanca narkotike të llojit Marihuanë. Aktualisht Ismailit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve./Gazeta Sinjali/