image Pas tragjedisë me 270 viktima, një tjetër fluturim i Air India devijohet për shkak të defektit teknik

Botë

Pas tragjedisë me 270 viktima, një tjetër fluturim i Air India devijohet për shkak të defektit teknik

news image

Pas tragjedisë me 279 viktima në Ahmedabad, një tjetër incident ka ndodhur me një avion të kompanisë Air India. Fluturimi AI315, me itinerar Hong Kong – Delhi, është detyruar të kthehet në aeroportin e nisjes pas raportimit të një problemi teknik nga piloti gjatë fluturimit.

Avioni Boeing 787-8 Dreamliner, i njëjtë me modelin që u përplas në Ahmedabad katër ditë më parë, u ul në mënyrë të sigurt dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan sipas protokolleve të sigurisë.

Fluturimi ishte nisur nga Hong Kongu në orën 12:00 me kohën lokale dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Delhi në orën 12:20 me orën indiane. Pas ndalimit të fluturimit, avioni tani është në inspektim të detajuar nga autoritetet teknike për të verifikuar shkakun e problemit.

Ky incident i radhës ndodhi vetëm disa ditë pas tragjedisë që përfshiu fluturimin AI171, i cili u rrëzua mbi një ndërtesë banimi për mjekë në Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 279 personave. Vetëm një pasagjer arriti të mbijetojë, një ngjarje që është cilësuar si një “mrekulli”. Hetimet për aksidentin e AI171 vazhdojnë dhe tashmë është gjetur edhe kutia e zezë e dytë, e cila pritet të zbulojë të dhëna të rëndësishme për shkaqet e rrëzimit.

Një video e re, që sipas ekspertëve të aviacionit mund të jetë vendimtare, tregon se pozicioni i krahëve mund të ketë ndikuar në humbjen e lartësisë gjatë ngritjes. Po ashtu, është spekuluar se shkaku mund të ketë qenë një gabim njerëzor i bashkëpilotit, por edhe mundësia e një përplasjeje me zog është në hetim.

Ekspertët gjithashtu po analizojnë mundësinë e defekteve teknike ose problemeve strukturore në dizajnin kompleks të Boeing 787 Dreamliner, çka mund të kërkojë muaj hetimesh për ta konfirmuar këtë mundësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/