image Pas tërmetit të fuqishëm mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat në Itali

Botë

Botë/ Pas tërmetit të fuqishëm mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat në Itali

news image

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur veriun e Italisë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Tërmeti ka qenë me epiqendër në Mugello me thellësi 9 km dhe raportohet se ka rënë rreth orës 04:37.

Lëkundjet janë ndjerë shumë në Firence e Pistoja, por edhe ne Bologna, Livorno, Pratto, Arezzo etj.

Mijëra njerëz dolën në rrugë dhe gjeten strehim në makina.

Shkollat në disa zona të Firences, sidomos ato afër epiqendrës janë mbyllur për këtë të hënë, ndërsa janë pezulluar disa linja trenash përfshirë edhe atë të shpejtësisë së lartë Firence-Bolonja për shkak se duhen verifikuar hekurudhat.

Dëmet janë në proces verifikimi, por paraprakisht bëhet e ditur se ka krisje dhe çarje të konsiderueshme në objekte fetare dhe godina të vjetra në Mugello, San Piero dhe Borgo San Lorenzo.