Mbi 230 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, duke shkaktuar një nga katastrofat natyrore më të rënda në historinë e vendit.
Sipas mediave ndërkombëtare, tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, që goditën të mërkurën mbrëma, janë ndër më të fuqishmit që kanë goditur Venezuelën në më shumë se një shekull dhe janë ndier në të gjithë rajonin.
Pamjet nga zonat e prekura tregojnë operacione dramatike shpëtimi, ku të plagosur, përfshirë edhe fëmijë, janë nxjerrë nga rrënojat. Në një prej rasteve, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë një grua që kishte mbetur e bllokuar nën një pllakë betoni.
Ndër zonat më të goditura është rajoni bregdetar La Guaira, ku ndodhet edhe aeroporti kryesor i vendit. Aeroporti është mbyllur për shkak të dëmeve të mëdha, duke vështirësuar dërgimin e ndihmave dhe operacionet e shpëtimit.
Ndërkohë, disa shtete kanë ofruar ndihmë humanitare për Venezuelën, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e të mbijetuarve dhe të personave që rezultojnë ende të zhdukur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!