image Pas targave e dokumenteve, Escobar e paralajmëron Asociacionin si agjendë të radhës

Politikë

Pas targave e dokumenteve, Escobar e paralajmëron Asociacionin si agjendë të radhës

news image

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe duhet të zbatohet. Ai tha se për zbatimin e Asociacionit është diskutuar edhe gjatë takimit që pati kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Escobar tha se nuk mund të vendosin afate për zbatimin e themelimit të Asociacionit, mirëpo thotë se kjo duhet të jetë e radhës në agjendë.

“Ne nuk vendosim afate. Kërkesa e vetme, nëse mund ta quani kështu, është që ajo duhet të jetë e radhës në agjendë.”

Sipas tij, Asociacioni është një obligim ekzistues që është nënshkruar në marrëveshje dhe duhet të zbatohet.

“Pra, ne do të duhet të flasim për atë komunitet dhe se si do ta zbatojmë atë. Ky është një obligim ekzistues, është nënshkruar në marrëveshje dhe tashmë ajo marrëveshje ka kaluar nëpër procese të ndryshme në qeverinë e Kosovës dhe është konfirmuar. Në takimin e Sekretarit të Shtetit, presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, zoti Blinken tha se duhet të zbatohet, për të cilën jemi pajtuar”, tha Escobar në një intervistë për N1.

/GazetaSinjali/