image Pas takimit me Vuçiq, Lajçak do të flasë edhe me lidershipin kosovar për situatën në veri

Politikë

Pas takimit me Vuçiq, Lajçak do të flasë edhe me lidershipin kosovar për situatën në veri

news image

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Beograd për vizitën zyrtare të planifikuar dhe në takimin që do të ketë pasdite më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ai do të adresojë edhe situatën e krijuar pas vendosjes së reciprocitetit nga Republika e Kosovës mbi targat serbe.

Për po të njëjtën temë, Lajçak do të thërrasë në telefon edhe udhëheqësit e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano.

Stano tha se BE kërkon që menjëherë të ndalen tensionet në veri nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, derisa shtoi se dialogu, me lehtësues BE-në, është e vetmja platformë për t’u marrë vesh mbi çështjet e hapura, raporton KoSSev.

/GazetaSinjali/