Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Takimi i Von der Leyen me Kurtin është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë.
Para takimit me Kurtin, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, është pritur në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori.