image Pas takimit me ambasadorin serb, ministrja Xhaçka: Njohja reciproke me Kosovën është çelës për një Ballkan stabil

Politikë

Pas takimit me ambasadorin serb, ministrja Xhaçka: Njohja reciproke me Kosovën është çelës për një Ballkan stabil

news image

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, është takuar me ambasadorin e ri të Serbisë në Tiranë, Slobodan Vuçkeviq, ku temë diskutimi ishin raportet mes dy shteteve.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka, ka bërë të ditur se i ka përmendur ambasadorit serb se njohja reciproke me Kosovën është çelës për një Ballkan stabil.

Ajo ka thënë se Shqipëria e Serbia kanë bërë progres të dukshëm në lënien prapa të “së kaluarës së vështirë”.

 “Mirëprita ambasadorin e ri të Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vuçkeviq. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë hapa të rëndësishëm në lënien prapa të së kaluarës së dhimbshme. Ka ende punë për të përmirësuar bashkëpunumin dhe raportet bilaterale. Raportet miqësore Shqipëri-Serbi dhe njohja reciproke me Kosovën janë çelës për një Ballkan stabil dhe prosperues”, ka shkruar Xhaçka.

/GazetaSinjali/